Ndërlidhjet

Kosovë: Dy serbë lejohen të mbrohen në liri


Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës
Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në pjesën veriore në Mitrovicë, sot ka vendosur që dy serbë të akuzuar për krime kundër shqiptarëve në vitit 2000, në të ardhmen mund të mbrohen në liri.

Kështu, nga paraburgimi janë liruar Aleksandar Llazoviq dhe Nebojsha Vujaçiq, dy prej pesë të akuzuarve, ndër të cilët është edhe politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili në paraburgim është prej fundit të janarit të këtij viti.

Llazoviq dhe Vujaçiq në paraburgim ishin gjithsej nëntë muaj.

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta, të dy këta të akuzuar e kanë për obligim që tri herë në javë të paraqiten në stacionin policor dhe e kanë të ndaluar të komunikojnë me dëshmitarë dhe tu afrohen atyre.

XS
SM
MD
LG