Ndërlidhjet

Serbi: Zyrtarë të qeverisë nuk e dinë përmbajtjen e platformës


Zorana Mihajlloviq
Zorana Mihajlloviq

Nënkryetarja e qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ka deklaruar se nuk ka njohuri se çka shkruan në platformën për Kosovën të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe se a ka arritur ky dokument në kabinetin e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk jam e njoftuar me përmbajtjen e platformës, e as për atë se a ka arritur platforma në kabinet”, u tha sot gazetarëve Zorana Mihajlloviq, në Novi Sad, dhe ka shtuar se “kur ajo të arrijë në kabinetin e kryeministrit do të ulemi si ekip dhe do të bisedojmë për këtë”.

XS
SM
MD
LG