Ndërlidhjet

Tiranë: Filloi samiti i sigurisë për luftimin e ekstremizmit


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Zyrtarët e sigurisë nga vendet e Ballkanit perëndimor dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, sot në Tiranë e kanë hapur një konferencë të sigurisë, si pjesë e nismës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për luftimin e rekrutimit në Evropë për grupet militante islamike.

Programin, Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Shtetet e Bashkuara e kanë lansuar në muajin shkurt të këtij viti.

Zyrtarja e Departamentit amerikan të shtetit, Sarah Sewall, e cila po merr pjesë në smaitin dyditësh në Tiranë, ka kërkuar nga vendet në rajon që ta përmirësojnë bashkëpunimin dhe t’i përpilojnë strategjitë për luftimin e rekrutimit.

Zonja Sewall tha se Ballkani perëndimor është shndërruar në “burim të luftëtarëve të jashtëm terroristë në Siri dhe Irak”, pjesërisht për shkak të luftërave të fundit në ish-Jugosllavi.

Një studim i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i publikuar në Kosovë, muajin e kaluar, thotë se afro 700 luftëtarë nga vendet e Ballkanit perëndimor kanë udhëtuar në Irak dhe Siri, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin me origjinë nga Bosnja apo Kosova, ndërsa kulmi i rekrutimit ishte arritur në fillim të vitit 2013.

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha se bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare për zbatimin e ligjit dhe reformat juridike, i kanë reduktuar nivelet e rekrutimit në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG