Ndërlidhjet

logo-print

Hokej: Rusia ballafaqohet me dënim për mospërfillje të himnit


Lojtarët e Kandasë duke e festuar titullin e kampionit botëror në hokej në akull

Lojtarët e Kandasë duke e festuar titullin e kampionit botëror në hokej në akull

Kombëtarja e Rusisë në hokej në akull ballafaqohet me dënim nga Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull (IIHF) për shkak se lojtarët e saj u larguan nga terreni para se të ekzekutohej himni i Kanadasë, e cila e fitoi titullin e kampionit, pasi në finale e mundi bindshëm Rusinë me rezultat 6:1.

Ky kamionat përfundoi më 17 maj dhe u zhvillua në Pragë dhe Ostravë të Çekisë.

Në terren kishin mbetur vetëm pak lojtarë rusë, përfshirë yjet e hokejit, Alex Ovechkin dhe Evgeny Malkin.

Presidenti i IIHF-së, Rene Rasel, këtë sjellje të lojtarëve të Rusisë e ka vlerësuar si të “papranueshme” dhe ka paralajmëruar se për këtë do të jepet “një lloj i dënimit”.

Presidenti i Federatës Ruse të Hokejit, Vladislav Tretyak, këtë largim të lojtarëve rusë e ka shpjeguar me “gabim të organizimit” dhe se “ekzistonte një lloj i konfuzionit”, sepse, siç ka shpjeguar ai, “daljet që çonin në dhomat e zhveshjes ishin hapur menjëherë pas duelit”, ndërsa lojtarët rusë këtë e kishin kuptuar si thirrje për tu larguar.

XS
SM
MD
LG