Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Kërkohet legjislacion për mospagesë të borxheve


Pamje e ndërtesës së Bankës Kombëtare të Ukrainës në qendër të Kievit

Pamje e ndërtesës së Bankës Kombëtare të Ukrainës në qendër të Kievit

Qeveria e Ukrainës, e goditur nga mungesa e parave të gatshme, thotë se ka kërkuar nga parlamenti miratimin e legjislacionit që kabineti të ketë “të drejtë, nëse është e domosdoshme, t’i ndalë pagesat ndaj borxhlinjëve të jashtëm”.

Në njoftimin e sotëm theksohet se “në rast të ndonjë sulmi të kreditorëve të paskrupull ndaj Ukrainës, ky moratorium do ta mbronte pasurinë shtetërore dhe sektorin shtetëror”.

Kjo lëvizje u bë në kohën kur qeveria e Ukrainës po përpiqet të arrijë marrëveshje me kreditorët, deri në muajin e ardhshëm, duke i siguruar 15.3 miliardë dollarë, gjatë katër viteve të ardhshme dhe duke e shmangur falimentimin.

Një marrëveshje e suksesshme për Ukrianën do të garantonte lejimin e pjesës së ardhshme të huasë prej 17.5 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por, bisedimet kanë hasur në probleme gjatë javës së kaluar, pasi mbajtësit e fletobligimeve kanë shprehur vërejtje ndaj çfarëdo uljeje të borxhit kryesor.

XS
SM
MD
LG