Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestime lidhur me “Fabrikën e diplomave false"


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Pakistan i kanë hapur hetimet lidhur me një raport të gazetës amerikane, New York Times, ku shfaqen dyshime se një kompani me seli në Karaçi të Pakistanit, ka fituar dhjetëra miliona dollarë në vit, duke shitur diploma akademike false në Internet.

Raportohet se hetuesit sot e kanë arrestuar një numër të personave gjatë bastisjeve në zyrat e firmës, me emrin Axact, dhe kanë konfiskuar kompjuterë dhe shënime të ndryshme.

Kjo bastisje u bë një ditë pasi New York Times ka raportuar se kompania Axact e kishte krijuar një rrjet të qindra faqeve në Internet për shkolla fiktive me emrat, siç janë Columbiana dhe Barkley, që ishte referencë për universitetet prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, Columbia dhe Berkley.

Gazeta i kishte analizuar web-faqet e universiteteve të rrejshme dhe i kishte cituar të punësuarit e dikurshëm dhe klientët nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kishin paguar deri në qindra mijëra dollarë për diploma.

Firma Axact e ka përgënjeshtruar raportin si “të pabazë, nënstandard, shpifës dhe diskreditues”.

XS
SM
MD
LG