Ndërlidhjet

Shqipëria në finalen e “Eurovision 2015”


Ilustrim
Ilustrim

Elhaida Dani e kualifikoi Shqipërinë në finalen e madhe të festivalit evropian të këngës, ‘Eurovision’ që këtë vit po mbahet në Vjenë të Austrisë me këngën, “I’m Alive”.

Dani performoi e 14-ta më radhë në gjysëmfinalen e sotme ku u paraqiten 16 shtete.

Shqipëria ishte e para që u përmend si një nga 10 vendet që sonte u kualifikuan, ndërsa krahas përfaqësueses së Shqipërisë, u kualifikua edhe Serbia, Gjeorgjia, Estonia, Greqia, Hungaria, Rumania, Rusia, Armenia dhe Belgjika.

Finalja e madhe mbahet të shtunën, ndërsa atë natë do të marrin pjesë në tërësi 27 shtete, përfshirë edhe 10 vendet që u kualifikuan sonte.

XS
SM
MD
LG