Ndërlidhjet

Koreja V. i anulon vizitën shefit të OKB-së


Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon.

Koreja e Veriut ka anuluar vizitën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, një ditë para se ai të arrinte.

Ban është dashur të vizitojë të enjten një kompleks industrial në zonën ekonomike Kaeson, e cila udhëhiqet nga të dyja Koretë.

Duke folur në Seul, Ban ka thënë se nuk i janë dhënë shpjegime për anulimin.

Ban do të ishte shefi i parë i OKB-së që do të vizitonte Korenë Veriore në më shumë se 20 vjet.

Ban ka thënë se ka planifikuar të nxisë pajtimin mes shtetit komunist dhe bashkësisë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG