Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Ukraina në luftë të vërtetë me Rusinë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se vendi i tij është tani në “luftë të vërtetë” me Rusinë dhe se ukrainasit duhet të përgatiten për ofensivën ruse.

Duke folur për BBC-së, Poroshenko po ashtu ka thënë se nuk i beson homologut rus, Vladimir Putin, porse nuk ka opsione të tjera, pos të negociojë me të.

Rusia mohon akuzat e Perëndimit se dërgon trupa dhe armatim për separatistët në lindje të Ukrainës.

Kombet e Bashkuara thonë se së paku 6,000 njerëz kanë vdekur prejse kanë nisur luftimet midis rebelëve dhe forcave qeveritare, në prill të vitit 2014.

Roli i Rusisë ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes pas kapjes së dy burrave të shtunën, të cilët, sipas autoriteteve ukrainase, janë ushtarë rusë.

XS
SM
MD
LG