Ndërlidhjet

logo-print

Antigua dhe Barbuda njeh pavarësinë e Kosovës


Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Shteti Antigua dhe Barbuda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Antigua dhe Barbuda është një vend me dy ishuj që shrihet në Detin e Karaibeve.

Njoftimi për njohjen e sotme pason atë nga Ishujt Solomon, e cila ishte realizuar më 13 gusht të vitit të kaluar.

Sipas MPJ-së, Kosova është njohur nga 108 shtete nga arena ndërkombëtare, pa e përfshirë njohjen e sotme.

XS
SM
MD
LG