Ndërlidhjet

Ukrainë: Gatishmëri për vendosje të sistemit mbrojtës


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se vendi i tij është i hapur për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore për tu mbrojtur nga rreziku potencial i sulmit nga Rusia.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që për ta mbrojtur vetveten nga kërcënimi atomik, ne do të mbajmë konsultime për vendosjen e komponenteve të sistemit mbrojtës raketor në territorin e Ukrainës”, i ka thënë sot zoti Turchynov agjencisë së lajmeve, Ukrinform.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se këtë vendosje të komponenteve të tilla në Ukrainë, Moska do ta konsideronte “kërcënim për sigurinë e Rusisë”.

Moska i ka kritikuar fuqishëm planet për ndërtimin e mburojës raketore në Evropë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

NATO-ja thotë se kjo mburojë nuk është e drejtuar kundër Rusisë, por nga sulmet eventuale të ndonjë vendi, siç është Irani.

XS
SM
MD
LG