Ndërlidhjet

logo-print

Obama e shqyrton mundësinë për ta ndihmuar Irakun për Ramadin


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë vonë është takuar me këshilltarët e sigurisë kombëtare për ta shqyrtuar mundësinë e stërvitjes së përshpejtuar dhe furnizimit me armatim për fiset irakiane, për t’i ndihmuar ato për rimarrjen e kontrollit në qytetin Ramadi, i cili tash është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

“Ne po shikojmë se si më së miri t’i mbështesim forcat lokale tokësore në Anbar”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Alistar Baskey, dhe ka shpjeguar se kjo do të bëhej duke “përfshirë përshpejtimin e stërvitjes dhe pajisjes së fiseve lokale dhe duke e mbështetur operacionin që udhëhiqet nga Iraku, për rimarrjen ne Ramadit”, që është kryeqytet i provincës Anbar.

Shtëpia e Bardhë, që është nën kritika në rritje të republikanëve në Kongresin amerikan, lidhur me humbjen e Ramadit, dhe rënies së tij nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik, gjatë fundjavës, ka njoftuar se Obama e ka mirëpritur vendimin e mbrëmshëm të Këshillit të ministrave të Irakut për zgjerimin e rekrutimit për ushtrinë irakiane dhe për të punuar me autoritetet në provincën Anbar, që më shpejt të stërviten dhe pajisen fiset lokale.

XS
SM
MD
LG