Ndërlidhjet

Ndërmjetësuesit i përshëndesin përpjekjet e liderëve maqedonas


Pamje nga tubimi i partisë në pushtet, Shkup 18 maj
Pamje nga tubimi i partisë në pushtet, Shkup 18 maj

Treshja ndërmjetësuese e Parlamentit Evropian dhe komisionari i Bashkimit Evropian për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn, pas takimeve të sotme në Strazburg, me udhëheqësit e partive kryesore politike në Maqedoni, i kanë “përshëndetur përpjekjet e liderëve partiakë që të punohet për marrëveshje në interes të të gjithë shtetasve të këtij vendi”.

Bisedime me dyer të mbylluara janë mbatjur me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, njëherësh lider i partisë kryesore në qeveri, WMRO DPMNE, dhe me liderin e Lidhjes Socialdemokrate në opozitë, Zoran Zaev. Këto bisedime kanë zgjatur më tepër se 10 orë dhe kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zoti Hahn, dhe anëtarët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgl, Richard Howit dhe Eduard Kukan, kanë kumtuar se marrëveshja e dëshiruar në interes të gjithë popullit në Maqedoni duhet të mundësoj “ballafaqim me sfidat që dalin nga kriza, dhe në harmoni me standardet evropiane”.

Partitë kryesore të Maqedonisë, sipas një kumtese të sotme, e kanë “vërtetuar përkushtimin për proces të përfshirjes në Bashkimin Evropian dhe për standardet demokratike dhe pajtohen se interesi i vendit është çështje madhore”.

Mëtutje theksohet se “deputetët e Parlamentit Evropian dhe komisionari Hahn, e përshëndesin shqyrtimin e hapur për çështjet kryesore kontestuese, ndërsa të gjitha palët janë pajtuar për rëndësinë e vazhdimit të takimeve të këtilla”.

XS
SM
MD
LG