Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore – janë vrarë 13 militantë


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Pakistanit thotë se së paku 13 militantë janë vrarë nga sulmet ajrore, në pjesën fisnore veriperëndimore të Vaziristanit Verior.

Ushtria tha se sulmet ajrore me aeroplanë luftarakë pakistanezë ishin kryer sot afër fshatit Data Khel.

Prej qershorit të vitit të kaluar, ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë ofensivë madhore kundër militantëve lokalë dhe të jashtëm.

Nga kjo ofensivë ushtria pretendon se janë vrarë më se 90% të militantëve të al-Kaidës dhe talibanëve në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG