Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Takim ndërkombëtar për Irakun dhe Sirinë


Pamje e Kullës së Ajfelit në Paris

Pamje e Kullës së Ajfelit në Paris

Autoritetet në Francë kanë njoftuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet një takim ndërkombëtar për konfliktet në Irak dhe Siri.

Zëdhënësi i qeverisë së Francës, Stephane Le Foll, tha sot se ky takim do të mbahet më 2 qershor.

Ky njoftim u bë pasi militantët e Shtetit Islamik (IS) e okupuan një të tretën e qytetit të lashtë Palmira në Siri, ndërsa qeveria e Irakut u ka bërë thirrje vullnetarëve për të ndihmuar në rimarrjen e kontrollit të qytetit Ramadi, i cili është okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Në samitin e fundit për Irakun dhe Sirinë, që është mbajtur në Paris, në shtator të vitit 2014, patën marrë pjesë përfaqësuesit e 30 vendeve dhe organizatave ndërkomnbëtare.

Në këtë samit ishte diskutuar për rolin eventual që vendet mund të kenë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, prej qershorit të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG