Ndërlidhjet

Kosovë: Mashtrime përmes sistemit kompjuterik


Pronarët e disa kompanive të bizneseve të ndryshme në Kosovë, kanë raportuar në Policinë e Kosovës për raste që kanë kanë të bëjnë me një formë mashtrimi, përmes sistemeve kompjuterike, ku si pasojë iu është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.

Përmes një komunikate të përbashkët të lëshuar për media nga Policia e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, është bërë e ditur se persona të dyshuar kanë arritur në forma të ndryshme të sigurojnë të dhëna për kompanitë e biznesit, siç janë: qarkullimi i mallrave, faturat, pagesat e ndryshme, komunikimet përmes imejlave, e të tjera.

Këto të dhëna, thuhet në njoftim, këta persona i përpunojnë apo falsifikojnë në atë mënyrë që të jenë të besueshme dhe pastaj fillojnë me mashtrim.

“Bazuar në rastet e deritanishme, personat e dyshuar kanë arritur që të ndërhyjnë në komunikimin përmes internetit të kompanive biznesore (njëra në Kosovë e tjetra jashtë Kosovës) duke ndryshuar të dhënat e xhirollogarive si dhe duke u paraqitur në emër të kompanisë tek e cila është dashur të transferohen mjetet për pagesë të mallit”, thuhet në njoftim.

Fatkeqësisht, sipas Policisë së Kosovës, në disa raste transferet janë realizuar dhe mjetet janë tërhequr, por në disa raste ato janë stopuar dhe mjetet janë bllokuar në bankat jashtë Kosovës, pasi është arritur të raportohet shpejtë mashtrimi.

XS
SM
MD
LG