Ndërlidhjet

Rusi: Një shtetas i Lituanisë akuzohet për spiunim


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë ruse e ka akuzuar një shtetas të Lituanisë për spiunim.

Gjykata moskovite Lefortovo, po shtu sot, ka vendosur që personi i identifikuar si Arstidas Tamosaitis, të vendoset në paraburgim për dy muaj.

Më herët, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) tha se Tamosaitis ishte arrestuar dje në Moskë, derisa pranonte “dokumente sekrete nga një shtetas rus”.

FSB tha se spiuni i dyshuar ka pranuar se është oficer i inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Lituanisë.

Ky zhvillim u bë dy javë pasi Lituania pat shpallur se e ka arrestuar një shtetas rus të dyshuar për spiunim.

Zyra e prokurorit të Lituanisë tha se i dyshuari ishte agjent i FSB-së ruse.

XS
SM
MD
LG