Ndërlidhjet

Mali: Komandot franeze i kanë vrarë dy liderë islamikë


Ushtarët francezë në Mali
Ushtarët francezë në Mali

Ministria e mbrojtjes e Francës thotë se forcat e saj speciale në Mali i kanë vrarë liderët e dy grupeve ekstremiste islamike gjatë luftimeve në pjesën veriore të Malit.

Mëtutje, kjo ministri sot ka kumtuar se liderët, Amada Ag Hama dhe Ibrahim Ag Inawalen, janë vrarë gjatë luftimeve këtë javë.

Këta persona janë përshkruar si shefat kryesor të grupeve Magrebi Islamik dhe Ansar Dine, të ndërlidhura me al-Kaidën, që janë përgjegjëse për një numër të sulmeve kundër forcave ndërkombëtare.

Gjatë luftimeve më 19 maj janë vrarë edhe dy persona të tjerë, thuhet në njoftim.

Franca i ka afro 1,200 ushtarë në pjesën verilindore të Malit, në kuadër të operacionit kundërterrorist, ku bëjnë pjesë pesë shtete.

XS
SM
MD
LG