Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet pretendimi i K. Veriore për kokat atomike


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë pretendimin e Koresë Veriore se e ka zhvilluar teknikën për miniaturizimin e kokave atomike luftarake.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Patrick Ventrell, tha sot se “vlerësimi ynë është se kapacitetet atomike të Koresë Veriore nuk kanë ndryshuar dhe ne nuk mendojmë se ata kanë kapacitet” për miniaturizmin e armatimit.

Sot më hetë gjatë ditës, Koreja Veriore ka shpallur se e ka zhvilluar kapacitetin për miniaturizim të kokave luftarake atomike në raketat me rreze të gjatë veprimi të precizitetit të lartë.

Konsiderohet se reduktimi i madhësisë së kokës atomike për ta bërë atë që të mund të bartet nga raketat me rreze të gjatë veprimi, do të ishte kërcim madhor përpara në kapacitetet sulmuese.

Zëdhënësi Patrick Ventrell ka shprehur shqetësim se Pheniani po zhvillon raketa me rreze të gjatë veprimi.

XS
SM
MD
LG