Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden pajisje prej guri, të vjetra 3.3 milionë vjet


Ilustrim

Ilustrim

Stërgjyshërit tanë kanë ndërtuar pajisje prej guri, që konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të progresit të njerëzimit, shumë më herët se sa që është menduar deri më tash.

Shkencëtarët, sipas Reutersit, e kanë bërë mbrëmë këtë njoftim duke thënë se janë zbuluar pajisje prej guri të vjetra 3.3 milionë vjet.

Ato janë gjetur në afër Liqenit Turkana, në pjesën veriperëndimore të Kenias.

Në mesin e pajisjeve janë gjetur thekon me skaje të mprehta që mund të jenë përdorur për prerjen e mishit duke e hequr atë nga eshtrat e kafshëve dhe çekiç që ndoshta janë përdorur për të thyer arra.

Këto pajisje konsiderohen 700 mijë vjet më të vjetra se sa çfarëdo pajisje tjetër që është menduar si më e vjetra deri më tash.

Pajisjet janë edhe 500 mijë vjet më të vjetra se sa fosilet më të hershme të ditura të gjinisë, Homo Sapiens, duke lënë të kuptohet se ato mesiguri janë përdorur për një specie më primitive në trungun e familjes së njerëzimit.

Paleo-antropoligjti, Jason Lewis nga Instituti i Turkanës ka thënë se mbetët ende e paqartë se kush i ka ndërtuar pajisjet e gjetura prej guri.

XS
SM
MD
LG