Ndërlidhjet

logo-print

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet.

Andaj, ekspertët e kësaj fushe, thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Ndonëse Kosova ka ligjin për pyje, i cili është miratuar në vitin 2003, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ky ligj nuk respektohet.

Tahir Ahmeti ushtrues detyre i drejtorit të deparamentit të pylltarisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gjatë vitit shqiptohen më shumë se 6 mijë fletëparaqitje për prerje ilegale apo jo të rregullt të pyjeve.

"Gjendja e pyjeve nuk është e kënaqshme. Në Kosovë janë të shkatërruara pyjet dhe në vende të caktuara edhe të degraduara në masë të madhe. Ne si Kosovë kemi trashëguar pyje të mira natyrore. Në vitin 2011-12 kemi bërë inventarizimin kombëtar të pyjeve, dhe kemi përcaktuar sasinë dhe dëmet eventuale që janë shkaktuar".

"Prerjet ilegale janë në nivel rritjeje, që do të thotë se në Kosovë gati 1 milion metra kub në vit prehen në mënyrë jo të rregullt, pra pa i respektuar procedurat adekuate. Jemi duke bërë përpjekje që ta rregullojmë këtë cështje me akte nënligjore që të mbrohen sa më mirë pyjet", tha Ahmeti.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ndonëse në masë të madhe janë shkatërruar pyjet, është arritur që me pyllëzimin apo mbjelljen e fidaneve të reja, sado pak të ruhet ambienti pyllor.

"Ka pasur dëmtime të mëdha vitet e kaluara, por ajo që vlen të thuhet është se përkundër dëmtimeve që kanë ndodhur si nga zjarret apo edhe nga vetë faktori njeri, ka arritur që të bëhet në njëfarë forme kompenzimi i këtyre dëmeve, në kuptimin e mbjelljes apo pyllëzimit të sipërfaqeve të reja. Ka qindra hektarë në vit që pyllëzohen dhe është arritur veçanërisht vitet e fundit, që të ruhet fondi i përgjithshëm pyjor", bën të ditur Krasniqi.

Ndërkaq drejtori për menaxhimin e pyjeve, në agjencinë pyjore të Kosovës, Faruk Bojaxhi, ka thënë se nuk kanë informacion real se në ccfarë gjendje janë pyjet, pasi që raportimi nga autoritetet komunale është i mangët.

"Situata e pyjeve në Kosovë, lë për të dëshiruar. Normalisht akoma kemi problem me prerjet ilegale të pyjeve dhe shohim ccdo vit progres në këtë ccështje. Që nga viti 2010, kompetencën për mbrojtjen e pyjeve e kanë autoritetet Komunale".

"Ne mundohemi të kemi raporte të mira, ndonëse kjo është e qartësuar edhe me ligjin për pyjet e Kosovës, por raportimi është i mangët, bëhet me vonesë apo nuk bëhet fare. Andaj edhe nuk kemi ndonjë informacion real se në cfarë gjendje saktësisht janë pyjet e Kosovës", tha Bojaxhi.

Sidoqoftë sipas vlerësimeve, thuhet se 40 për qind e tokave pyjore publike, dhe 30 për qind e tokave pyjore private, janë të prekura nga prerjet ilegale dhe aktivitetet e shfrytëzimit të pakontrolluar.

Prerja ilegale e drunjëve mund të sjellë gjobë në vlerë deri në 25 mijë euro.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG