Ndërlidhjet

Kievi heqë dorë nga marrëveshjet ushtarake me Moskën


Pamje e parlamentit ukrainas - Arkiv
Pamje e parlamentit ukrainas - Arkiv

Parlamenti ukrainas i ka ndërprerë disa marrëveshje ndërqeveritare rreth bashkëpunimit ushtarak me Rusinë.

Parlamenti ka përkrahur sot ligjet që ndalojnë një marrëveshje të vitit 1995 rreth bashkëpunimit ushtarak bilateral dhe një marrëveshje që lejon kalimin tranzit nëpër Ukrainë të ushtrisë ruse të stacionuar në Moldavi.

Ukraina gjithashtu ka hequr dorë nga bashkëpunimi i inteligjencës ushtarake dhe mbrojtjen e dyanshme të informacioneve sekrete.

Këto vendime janë marrë pasi Ukraina vazhdon të jetë e përfshirë në luftime sporadike në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro rusë megjithë armëpushimin e nënshkruar në muajin shkurt në Minsk.

Mbi 6100 persona janë vrarë prej nisjes së konfliktit në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa Kievi dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë se po përkrahë rebelët.

Këtë akuzë, Moska e hedhë poshtë.

XS
SM
MD
LG