Ndërlidhjet

logo-print

Rama përshëndet kërkesën e Gjermanisë për Kumanovën


Kumanova pas luftimeve të 9 dhe 10 majit

Kumanova pas luftimeve të 9 dhe 10 majit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur “kërkesën publike të Gjermanisë, për një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjet në Kumanovë”.

“Mirenjohje Gjermanisë për kërkesen publike për hetim ndërkombëtar për Kumanovën! Drejtësia për Kumanovën, gur në themelin e bashkëjetesës”, ka thënë zoti Rama në rrjetin social Facebook.

Komenti i zotit Rama pason takimin që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka zhvilluar më 20 maj në Gjermani me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Në një njoftim për media të publikuar nga Ministria e Jashtme Shqiptare, mes tjerash thuhet se “ministrat ndanë mendimin për rëndësinë e integritetit territorial dhe stabilitetit në Maqedoni dhe zgjidhjen sa më parë të krizës politike në vend, evitimin e konvertimit të saj në një krizë ndëretnike dhe me pasoja për stabilitetin rajonal”.

“Të dy ministrat bënë thirrje për një investigim të plotë, transparent dhe profesional të ngjarjeve në Kumanovë si e vetmja mundësi për të rikthyer besimin tek institucionet”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Më 9 dhe 10 maj, në një lagje të Kumanovës në Maqedoni, forcat e rendit atje ndërmorrën një aksion kundër, siç thuhej, “një grupi të armatosur”. Përleshja përfundoi me 18 persona të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.

XS
SM
MD
LG