Moderatori i njohur televiziv amerikan, David Letterman, mbrëmë e ka udhëhequr emisionin e tij “Late Show” për herë të fundit në karrierën e vet 33 vjeçare.
Agjencitë e lajmeve nga Nju Nju Jorku raportojnë se programi i fundit i tij ka zgjatur 15 minuta më tepër se zakonisht, pasi ai i ka falënderuar bashkëpunëëtorët e tij shumëvjeçar.
“E vetmja gjë që më mbetet ta bëjë për herë të fundit në programin televiziv është tu them faliminderit dhe natën e mirë”, tha David Letterman në mbyllje të programit.
Ai është njëra nga figurat më të njohura të televizionit në Shtetet e Bashkuara, dhe mbanë rekord për periudhën e moderimit të programeve të popullarizuara të mbrëmjes. Zoti Letterman e paralajmëroi shkuarjen në pension para një viti.
Moderatori 68 vjeçar, e filloi karrierën e tij në vitin 1978, duke i udhëhequr më tepër se 6 mijë emisione të mbrëmjes. Programet e tij i fituan 11 çmime Emmy.
Për të parën herë në programin e rrjetit CBS “Late Show”, Letterman është paraqitur më 30 gusht të vitit 1993, ndërsa karrierën e ka filluar në rrjetin NBC në vitin 1982.
Në muajin shtator atë do ta zëvendësoj moderatori Stephen Colbert.