Ndërlidhjet

Merkel: Kthimi i Rusisë në G7 - i paimagjinueshëm


Angela Merkel duke folur në Parlamentin e Gjermanisë
Angela Merkel duke folur në Parlamentin e Gjermanisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se kthimi i Rusisë në grupin e shtatë ekonomive kryesore botërore (G7) është “i paimagjinueshëm”, derisa Moska të dështoj të bashkëpunoj me vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Këto komente ajo i bëri sot në Parlamentin e Gjermanisë, para se të nisej për në samitin e Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian në Rigë të Letonisë.

“Ne e shohim G7-tën si komunitet të vlerave”, tha Merkel dhe ka shtuar se “kjo nënkupton për të punuar së bashku për liri, demokraci, sundim të ligjit, respektim të ligjeve të vendeve dhe të integritetit territorial të vendeve”.

“Aksionet e Rusisë në Ukrainë nuk janë në harmoni me këtë”, th Angela Merkel.

Rusia e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe akuzohet se po i armatos separatistët në pjesën lindore të Ukrainës dhe po dërgon trupa atje.

Këto akuza Rusia i ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG