Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Shpreson për fitore duke e përdorë mbiemrin Putin


Adelina Putin

Adelina Putin

Italianja Adelina Putin, me profesion diskxhokeje, po përpiqet të krijoj avantazh për shkak të mbiemrit Putin për të depërtuar në politikë.

Ajo po zhvillon fushatë për zgjedhjet rajonale si pjesëtare e partisë së të djathtës ekstreme “Vëllezërit e Italisë”. Slogani i saj zgjedhor është “nëse ju dëshironi të votoni për Putinin, tash e keni mundësinë”.

Ajo pretendon se është në lidhje farefisnore me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por mediat italiane kanë raportuar se nuk ka lidhshmëri ndërmjet saj dhe liderit rus. Fjala “putin” në dialektin në rajonin Veneto, do të thotë “fëmijë”.

Megjithatë, disa media në Itali vazhdojnë ta përshkruajnë atë si “seksi kushërira e Putinit”.

Në faqen e saj në rrjetin Facebook, Adelina Putin thotë se i ka disa interesime të ngjashme me Vladimir Putinin, siç janë armët, qitja me to dhe ushtrimet fizike.

Zgjedhjet lokale në Veneto të Italisë do të mbahen më 31 maj.

Adelina Putin synon ta fitoj njërën prej 51 ulëseve në Këshillin rajonal.

XS
SM
MD
LG