Ndërlidhjet

SHBA: Iraku ndihmohet në luftën kundër IS-it


Banorët e Ramadit në kamp pasi janë larguar nga qyteti për shkak se atë e okupuan militantët e Shtetit Islamik
Banorët e Ramadit në kamp pasi janë larguar nga qyteti për shkak se atë e okupuan militantët e Shtetit Islamik

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë 1,000 armatime kundër tankeve në Irak në muajinq ershor, për të ndihmuar në luftën kundër militantëve vetëvrasës të Shtetit Islamik (IS), ka thënë mbrëmë vonë një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit.

Kjo lëvizje u bë pasi janë rritur kritikat e republikanëve ndaj mënyrës se si Shtëpia e Bardhë po e menaxhon luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe pasi një zyrtar i lartë amerikan ka pranuar se ata duhet ta shqyrtojnë strategjinë për Irakun, në prizmin e “pengesës së rëndësishme” në qytetin Ramadi.

Zhvillim i papritur në Ramadi ishte se militantët i kanë përdorë një varg të sulmeve vetëvrasëse “të tmerrshme” për të depërtuar në mbrojtjen e qytetit, tha ky zyrtar i lartë amerikan, që ka kërkuar të mbetet anonim.

Armatimi anti-tank mund të ndihmoj në të ardhmen për ndaljen e sulmeve të tilla dhe për këtë arsye Uashingtoni e përshpejton dërgimin, pasi është arritur pajtueshmëria për furnizim me armatim, kur kryeministri i Irakut e kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë në muajin prill, ka thënë ky zyrtar.

XS
SM
MD
LG