Ndërlidhjet

logo-print

Arta Rama – Hajrizi kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese të Kosovë


Arta Rama - Hajrizi (krejtësisht majtas), Enver Hasani dhe Atifete Jahjaga

Arta Rama - Hajrizi (krejtësisht majtas), Enver Hasani dhe Atifete Jahjaga

Arta Rama – Hajrizi është zgjedhur kryetare e re e Gjykatës Kushtuese të Republikës se Kosovës.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të kësaj gjykate ku thuhet se ”në seancën e mbajtur të enjten në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë zgjedhur gjyqtaren, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, kryetar të ri të Gjykatës.”

Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pasi të përfundojë mandati i kryetarit aktual të Gjykatës, prof. dr. Enver Hasani, më 26 qershor 2015.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.

XS
SM
MD
LG