Ndërlidhjet

Kirgizia i bashkohet unionit të udhëhequr nga Rusia


Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi
Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi

Kirgizia i është bashkuar Unionit Ekonomik të Evroazisë që udhëhiqet nga Rusia.

Presidenti, Almazbek Atambaev, sot e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin ratifikohet anëtarësimi i këtij vendi në union, së bashku me Rusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Bjellorusinë.

Duke folur në ceremoninë e ratifikimit, zoti Atambaev tha se pranimi i Kirgizisë në këtë union paraqet “rast” të mirë për ekonominë e këtij vendi.

Unioni Ekonomik i Evroazisë, që është zgjerim i Unionit të Doganave të vendeve anëtare të unionit, synon krijimin e një tregu të përbashkët për lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve, me180 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG