Ndërlidhjet

Abadi: Thirrje për bashkëpunim në luftën kundër IS-it


Al-Abadi duke u përshëndetur me Medvedevin në Moskë
Al-Abadi duke u përshëndetur me Medvedevin në Moskë

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, është takuar me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë qëndrimit të tij në Moskë, që synon forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Ne besojmë se kërcënimi nga terrorizmi e përfshinë jo vetëm Irakun, por edhe vendet fqinje”, i tha sot Abadi zotit Medvedev, duke theksuar se “në këtë drejtim presim më tepër bashkëpunim aktiv”.

Më vonë gjatë ditës, kryeministri Abadi takohet edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Vizita e zyrtarit të lartë të Irakut po bëhet në periudhën kur militantët e Shtetit Islamik e kanë okupuar qytetin perëndimor irakian, Ramadi.

Vitin e kaluar, Rusia i ka dërguar ushtrisë irakiane helikopterë sulmues të tipit, Mi-28.

XS
SM
MD
LG