Ndërlidhjet

Merkel: Partneriteti lindor nuk është nismë kundër Rusisë


Angela Merkel duke folur në Bundestagun gjerman
Angela Merkel duke folur në Bundestagun gjerman

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se kriza në Ukrainë e bënë partneritetin e Bashkimit Evropian me 6 vende lindore “më të rëndësishëm se kurrë”.

Këto komente ajo i bëri sot në Parlamentin e Gjermanisë, para fillimit të samitit të 28 vendeve të Bashkimit Evropian, me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, në kryeqytetin Rigë të Letonisë.

Kancelarja gjermane mëtutje, ka theksuar se rendi paqësor në Evropë është lëkundur nga “aneksimi ilegal” i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe me vazhdimin e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

“Ne do t’i mbështesim mëtutje fqinjët tanë lindorë në rrugën e tyre për shoqëri të bazuar në demokraci dhe sundim të ligjit”, tha kancelarja Merkel.

Duke folur për shqetsëimet e paraqitura se partneriteti lindor mund të rezulltoj me rivalitet edhe më të ashpër ndërmjet Rusisë dhe BE-së, Merkel theksoi se “partneriteti lindor nuk është instrument i zgjerimit të BE-së”.

Ajo ka insistuar se nisma “nuk është e drejtuar kundër askujt, e veçanërisht jo kundër Rusisë”.

XS
SM
MD
LG