Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Rusia dhe Iraku e zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak


Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me kryeministrin Haider al-Abadi (majtas)

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me kryeministrin Haider al-Abadi (majtas)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot gjatë bisedimeve me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, se Moska dhe Bagdadi po e zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak.

Putin tha se Iraku është “partner i besueshëm dhe afatgjatë” i Rusisë në rajon.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha para fillimit të bisedimeve se Moska është e gatshme për ta furnizuar Irakun me armatim për ta luftuar grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Lavrov tha se bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me Irakun duhet të bëhet “pa parakushte”.

Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, Abadi është takuar edhe me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

XS
SM
MD
LG