Ndërlidhjet

Aeroplani i Gruevskit ateroi në mënyrë emergjente në Cyrih


Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski (djathtas)
Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski (djathtas)

Aeroplani i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot ka ateruar në mënyrë emergjente në Cyrih, derisa kthehej për në Shkup nga Strasburgu.

Portali i lajmeve “24Vesti” ka raportuar sot, duke e cituar kryeministrinë e Maqedonisë, se aeroplani ateroi në Cyrih për shkak të problemit të paspecifikuar.

Nikolla Gruevski ka marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian, gjatë natës nga e marta në të mërkurën, me liderin e opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, në të cilat synohej përfundimi i krizës politike.

Sot më herët gjatë ditës, Zaev është cituar duke thënë se negociatat në Strasburg “realisht as që kishin nisur” dhe se ai dhe Gruevskii do të takohen përsëri në Kuvendin e Maqedonisë, më 26 maj.

Kriza në maqedoni buroi nga skandali i përgjimeve, ku është parë qartas korrupsioni i gjërë në qeveri.

Zoran Zaev, që pretendon se Gruevski ka dorë në përgjimin e 20 mijë njerëzve, dëshiron që qeveria të paraqes dorëheqje dhe të formohet një administratë e cila do t’i përgatiste zgjedhjet e reja.

Nga ana tjetër, Nikolla Gruevski e akuzon Zaevin për komplot.

XS
SM
MD
LG