Ndërlidhjet

logo-print

Obama: “Nuk mendoj se po e humbim” luftën me IS-in


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka pranuar se rënia e qytetit irakian, Ramadi, nën kontrollin e grupit, Shteti Islamik (IS), ishte “pengesë taktike”, por theksoi se “nuk mendoj se po e humbin” luftën kundër militantëve.

Në një intervistë të publikuaar sot për The Atlantic, Obama theksoi se “nuk ka dyshim se në hapësirat sunite, ne duhet ta shtojmë jo vetëm trajnimin, por edhe përkushtimin, dhe t’i kemi fiset sunite më aktive se sa aktualisht ishin ato”.

Këto komente u bënë pasi luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik, e morën kontrollin ndaj Ramadit, javën e kaluar, ndërsa dje e morën kontrollin e plotë ndaj qytetit të lashtë sirian Palmira, ku gjendet një hapësirë e mbrojtur nga UNESCO.

Obama theksoi se “do të vazhdoj ta urdhëroj ushtrinë për t’i ndihmuar forcat irakiane, në mënyrë që ato ta sigurojnë vendin e vet, dhe do të dërgoj ndihmë diplomatike dhe ekonomike, që është e domosdoshme për ata për stabilizim”.

XS
SM
MD
LG