Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 15 militantë të vrarë


Pamje nga sulmet ajrore

Pamje nga sulmet ajrore

Zyrtarët pakistanezë të Inteligjencës thonë se nga sulmet ajrore sot janë vrarë së paku 15 militantë të dyshuar.

Sulmet janë kryer në rajonin e Vaziristanit Verior, në një luginë që paraqewt rrugë kryesore të kontrabandimit ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Talibanët e kanë pasur kontrollin ndaj rajonit Vaziristani Verior, por pas ofensivës së ushtrisë pakistaneze, të lansuar në qershor të vitit të kaluar, është rimarrë kontrolli në pjesën më të madhe të rajonit.

Ky territor është bazë e liderit të një grupi taliban, Khan Said, emri i të cilit është përfshirë në listën e sanksioneve për “terroristët e përcaktuar globalë” nga autoritetet e Shteve të Bashkuara, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG