Ndërlidhjet

logo-print

Rigë: Përfundon samiti i BE-së me ish-republikat sovjetike


Pamje nga samiti i BE-së në Rigë të Letonisë

Pamje nga samiti i BE-së në Rigë të Letonisë

Samiti i Bashkimit Evropian, që synon forcimin e lidhjeve me 6 ish-republika sovjetike, përfundon sot në Rigë të Letonisë.

Në hapje të samitit, presidenti i BE-së, Donald Tusk, dje tha se Partneriteti Lindor i BE-së nuk është “garë e bukurisë” për t’i distancuar ato nga Rusia dhe ka shtuar se nëse Rusia do të ishte “pak më e butë, më atraktive”, atëherë nuk do të përdorte “taktika frikësuese kundër fqinjëve të vet”.

Kjo ishte referencë e qartë për rolin e Rusisë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Në programin e Partneritetit Lindor të BE-së përfshihen Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Azerbajxhani, Armenia dhe Bjellorusia.

Por, derisa Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia synojnë integrim më të thellë dhe eventualisht pranim në BE, Armenia, Azerbajxhani dhe Bjellorusia i kanë kufizuar raportet e tyre me BE-në, duke iu bashkuar Unionit Ekonomik Evroaziatik, që udhëhiqet nga Rusia.

XS
SM
MD
LG