Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Arriti i dërguari amerikan për çarmatosje


Thomas Countryman

Thomas Countryman

Shtetet e Bashkuara e kanë dërguar diplomatin, Thomas Countryman, në Izrael, në përpjekje për ripërtritje të bisedimeve që Lindja e Mesme të bëhet zonë e lirë nga armatimet atomike.

Kjo çështje është pikë madhore në konferencën ndërkombëtare në Nju Jork, për rishqyrtim të Marrëveshjes për Moszgjerim, pasi disa kanë shqetësime se tubimi do të përfundoj pa progres për çarmatimin global.

Krijimi i një zone të lirë nga armatimi atomik në Lindjen e Mesme, që është njëri nga rajonet më të tensionuara në botë, paraqet pikë të rrallë të pajtueshmërisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Konferenca në Nju Jork parashihet të përfundoj nesër.

XS
SM
MD
LG