Ndërlidhjet

Ditë pastrimi në Kosovë


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Të premten në Kosovë ka filluar dita e pastrimit - një aksion i cili ndërmerret një herë në vit dhe organizohet nga Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni për pastrimin e vendit është mbështetur edhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri, Isa Mustafa, përmes profileve të tyre në rrjetet sociale kanë ftuar qytetarët e vendit ta përkrahin dhe ta ndihmojnë aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në parandalimin e ndotjes së ambientit.

Ndotja e ambientit në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që menaxhimi i mbeturinave është një ndër sfidat kryesore mjedisore në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 574 mijë tonë ka qenë sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2013.

Rreth 317 kilogramë mbeturina është mesatarja e prodhuar për kokë banori, apo vetëm në rajonin e Prishtinës, për vitin 2013 sasia e mbeturinave komunale ka arritur 1.4 kilogram në ditë për një banor.

XS
SM
MD
LG