Ndërlidhjet

logo-print

Seanca për Gjykatën Speciale më 29 maj


Prishtinë

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës pritet që të nxjerrë në shqyrtim për miratim amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale më 29 maj.

Njëherësh, pritet që ndryshimet eventuale kushtetuese të pasohen edhe me miratimin e ligjit për këtë gjykatë. Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur sot.

Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte po kundërshtohet nga opozita.

Koalicioni qeverisës do të duhet të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve si dhe mbështetjen prej dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë në Kuvend për miratimin e këtij amandamenti.

Nëse Kuvendi vendos të themelojë këtë gjykatë, selia e saj pritet të jetë jashtë Kosovës, kurse në përbërjen e saj do të ketë prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Gjykata Speciale apo dhomat e veçanta do të hetojnë dyshimet e supozuara në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty, për trafik organesh të disa civilëve serbë nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë hetuar më pas nga një Task Forcë speciale ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG