Ndërlidhjet

Rreth 35 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë


Shkolla Fillore "Faik Konica" në Prishtinë.

Shkolla Fillore "Faik Konica" në Prishtinë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se rreth 35 mijë nxënës të klasave të nënta, në 102 qendra të Kosovës, i janë nënshtruar të premten Testit të Arritshmërisë.

Sipas raporteve nga terreni, procesi i testimit ka filluar me kohë në të gjitha qendrat dhe nuk është shënuar ndonjë pengesë.

Ministri i Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës që ka barë në shkollën “Eqrem Çabej” në Vushtrri, ka thënë se institucionet arsimore janë duke punuar për një arsim cilësor në Kosovë.

“Po kujdesimi që të kemi arsim cilësor, shkollë cilësore, po kujdesemi që t’ju sigurojmë edhe një treg të punës, në mënyrë që ju, me të përfunduar arsimin parauniversitar, ose të gjeni menjëherë një vend pune, ose të orientoheni drejt arsimit të lartë”, ka thënë Bajrami.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas Ministrisë së Arsimit, do të shpallen në fillim të qershorit.

XS
SM
MD
LG