Ndërlidhjet

Cameron nis angazhimin për “marrëdhënie të re” me BE-në


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, do të takojë javën e ardhshme zyrtarët kyçë të Bashkimit Evropian, për të rinegociuar marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me bllokun.

Të hënën, ai do të presë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ndërsa më pas do të udhëtojë në Berlin dhe Paris, për të biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande.

Cameron është zotuar se do të negociojë një “marrëveshje më të mirë” për Mbretërinë e Bashkuar dhe se do të mbajë referendum për anëtarësinë e saj në BE më 2017.

Ai ka takuar sot liderët e BE-së në Riga të Letonisë, për herë të parë prejse është rizgjedhur në postin e kryeministrit, nga zgjedhjet e 7 majit.

Cameron ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidat përpara.

XS
SM
MD
LG