Ndërlidhjet

Dy vendkalime të reja kufitare Kosovë-Serbi


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Në Bruksel është arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për hapjen edhe të dy pikëkalimeve të reja kufitare.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra për komunikim publik e Kryeministrisë, marrëveshja parasheh hapjen e pikëkalimit kufitar te vendi i njohur si Kapia e Sfircës, që gjendet në mes të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës, si dhe një pikëkalim kufitar që gjendet mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit.

“Hapja e pikëkalimit te Kapia e Sfricës do të lehtësojë maksimalisht lëvizjen e lirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe sidomos të atyre nga Medvegja, sepse do të shkurtohet udhëtimi për rreth 100 km. Përmes këtij pikëkalimi do të mund të vijnë në Kosovë duke bërë rrugë vetëm 28 kilometra. Më tutje, gjatë stinës së verës dhe periudhës së festave, ky pikëkalim i ri kufitar do t’i mundësojë diasporës sonë edhe një qasje më shumë për në Kosovë”, citohet të ketë thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Kërkesën për pikëkalimin kufitar te Kapia e ka bërë pala e Kosovës, duke u bazuar në kërkesat zyrtare të paraqitura nga Komuna e Medvegjës dhe ajo e Kamenicës.

XS
SM
MD
LG