Ndërlidhjet

logo-print

LDK mbështet kornizën legjislative për Gjykatën Speciale


Logo e LDK-së

Logo e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se mbështet plotësisht procesin e procedimit të kornizës legjislative, që ka të bëjë me amendamentet kushtetuese për Gjykatën Spenciale për Krime Lufte në Kosovë dhe Ligjin e veçantë për dhomat e specializuara.

“Në lidhje me synimet tona afatgjate në proces të integrimit evropian, LDK-ja vlerëson se këto ndryshime janë në frymë të forcimit të modelit të Kosovës si vend, i cili nuk heziton në përkushtimin e tij për drejtësi më të madhe vendore, si parakusht i të qenët shoqëri tolerante, paqësore, respektivisht evropiane”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kuvendi i Kosovës pritet që të nxjerrë në shqyrtim për miratim amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale më 29 maj.

Gjykata Speciale apo dhomat e veçanta do të hetojnë dyshimet e supozuara në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty, për trafik organesh të disa civilëve serbë nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë hetuar më pas nga një Task Forcë speciale ndërkombëtare.


XS
SM
MD
LG