Ndërlidhjet

Finlanda u dërgon letra 900,000 rezervistëve


Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb.

Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb.

Ushtria e Finlandës u ka dërguar letra 900,000 rezervistëve për t’ua kujtuar detyrat “në rast lufte”.

Letrat, që për herë të parë janë dërguar në fillim të majit, u tregojnë rezervistëve se në cilën njësi duhet të lajmërohen në rast të armiqësive.

Marrësit kanë thënë se kjo është hera e parë në shumë vjet që janë dërguar letra të tilla.

Qeveria ka mohuar se ky hap është i lidhur me krizën në Ukrainë apo tensionet në rritje me Rusinë.

Në muajt e fundit, aeroplanë luftarakë rusë kanë kaluar shpesh në hapësirën ajrore të Finlandës.

Finlanda, e cila nuk është anëtare e NATO-s, ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë.

XS
SM
MD
LG