Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga takoi Mbretin e Jordanisë


Presidentja Atifete Jahjaga dhe Mbreti i Jordanisë.

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Mbreti i Jordanisë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar të premten në Aman mbretin Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

“Presidentja Jahjaga dhe mbreti Abdullah i Jordanisë biseduan për çështjet e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, të investimeve dhe në atë të sigurisë. Ata theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit në nivel global për përballjen dhe përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve për sigurinë, jo vetëm të shteteve veç e veç, por në shkallë më të gjerë”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Mbreti Abdullah po ashtu ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ka thënë se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën në proceset nëpër të cilat kalon dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.

XS
SM
MD
LG