Ndërlidhjet

logo-print

IS-i “ka kryer sulmin” në Arabinë Saudite


Katif, Arabia Suadite

Katif, Arabia Suadite

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë thënë se kanë kryer sulmin vetëvrasës në një xhami shiite të Arabisë Saudite, i cili ka lënë të vrarë së paku 10 persona.

Kjo është hera e parë që dega saudite e Shtetit Islamik, e cila është formuar zyrtarisht nëntorin e kaluar, merr përgjegjësinë për një sulm.

Pretendimi është postuar në Twitter me fotografinë e sulmuesit.

Sulmi i së premtes ka ndodhur në xhaminë Imam Ali në provincën Katif, e cila është zonë e populluar me shiitë.

Arabia Saudite është kërcënuar vazhdimisht nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët po sulmohen edhe në Siri, edhe në Irak nga një koalicion që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, por që përfshin edhe Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG