Ndërlidhjet

Obama nënshkruan Aktin e Rishikimit Bërthamor


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar ligjin që i jep Kongresit të drejtë për të rishikuar apo edhe refuzuar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Obama ka nënshkruar Aktin e Rishikimit Bërthamor pasi masa ka kaluar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe në Senat.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britanita, Franca dhe Gjermania, synojnë të arrijnë marrëveshje deri në fund të qershorit.

Fuqitë botërore duan që Irani të frenojë aktivitetin bërthamor, nga frika se ai mund ta përdorë atë për qëllime ushtarake.

Republika Islamike, megjithatë, këmbëngul se programi i saj është paqësor.

XS
SM
MD
LG