Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron shtetasit për “rrezikun amerikan"


©Shutterstock

©Shutterstock

Rusia ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit se autoritetet e Shteteve të Bashkuara janë vënë në “gjueti” të shtetasve rusë, që mund të kenë shkelur ligjet e SHBA-së.

Përmes një deklarate për media, Ministra e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Uashingtonin për rrëmbim të rusëve, duke përmendur këtu Vladimir Drinkmanin, i cili këtë vit është ekstraduar nga Holanda në SHBA.

“Duke besuar se mund të bëjë gjithçka që do, Uashingtoni shkon aq larg saqë rrëmben shtetasit tanë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Po sipas saj, SHBA “po injoron normat e ligjeve ndërkombëtare".

Drinkman nuk pranuar akuzat se ka bërë përpjekje të instalojë disa programe kompjuterike, përmes të cilave do të hynte në kompani të ndryshme financiare në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG