Ndërlidhjet

logo-print

Trupat irakiane zmbrapsin IS-in nga një qytet i Anbarit


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Trupat e Qeverisë së Irakut kanë zmbrapsur një ofensivë të militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë bërë përpjekje të pushtojnë një qytet strategjik të provincës Anbar.

Burime zyrtare dhe dëshmitarë kanë thënë se forcat qeveritare, të mbështetura nga milicitë lokale, kanë luftuar me militantët në qytetin Khaldija, që ndodhet midis Falluxhas dhe Ramadit.

Raportohet se përleshjet kanë qenë të ashpra, megjithatë nuk ka verifikim të pavarur të ngjarjeve.

Luftimet vijnë pasi militantët e Shtetit Islamik kanë kapur kryeqytetin e provincës Anbar, Ramadi, gati një javë më parë.

XS
SM
MD
LG