Ndërlidhjet

Njohja e Kosovës nga Iraku, “çështje kohe”


Jahjaga & Allawi
Jahjaga & Allawi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot në Jordani zëvendëspresidentin e Irakut, Ayad Allawi, me të cilin ka biseduar për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Siç bën të ditur Zyra e Presidentes, Jahjaga ka thënë se Kosova është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore dhe me gjerë dhe ka theksuar nevojën e njohjes nga Iraku.

Allawi, në anën tjetër, ka thënë se vendi i tij po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe.

Presidentja Jahjaga ka qëndruar në Jordani, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të mbretit Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

XS
SM
MD
LG